Park Aventurash bashkëkohor dhe Zipline Puka
Delia Group, në vitet 2022-2023, ndërtoi në qytetin e Pukës një Park Aventurash bashkëkohor dhe Zipline Puka 2.2 km të gjatë, me disnivel prej 130 m dhe me shpejtësi 80-90 km/orë.
Zipline Puka është ndër më piktoresket, më të gjatat dhe më të shpejtat në rajonin tonë. Pika e nisjes ndodhet në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit, me disa lloje variantësh fluturimi në lartësi në ajër; më pas, fluturim në tunel pemësh, del përsëri në hapësirë për 940 m, futesh në tunel pishash përsëri dhe arrin me plot adrenalinë në pikën e mbërritjes, përballë qytetit të bukur të Pukës.








